FutbollSporti

Milan për herë të parë në Kosovë: miqësore në 10 gusht

Milan ka vizituar më parë Tiranën, duke luajtur miqësore kundër Tiranës dhe përfaqësueses B të Shqipërisë, por do të udhëtojë për hërë të parë në histori drejt Kosovës.

Klubi legjendar italian ka lajmëruar se do të sfidojë Feronikelin e Zekerija Ramadinit, të shtunën në 10 gusht, në orën 20.45, në një ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri Stadium” të Prishtinës.

Ndeshja është futur në kalendarin veror të miqësoreve nga Maldini e Boban, pas impenjimeve të programuara prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Kardif, në Uells, për International Champions Cup.