FutbollSporti

Liverpool fiton me dramë kundër Crystal Palace, shtatë pikë para vendit të dytë

Liverpool ka fituar me rezultat 4-3 kundër Crystal Palace, një fitore kjo që i jep epërsi prej shtatë pikëve nga vendi i dytë. Crystal Palace ishin të parët që kaluan në epërsi, por djemtë e Jurgen Klopp ndezën motorët në pjesën e dytë dhe kthyen gjithçka në dobi të tyre
Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligën angleze ku sonte kanë mposhtur në Anfield skuadrën e Crystal Palace.

Pjesa e parë ishte shumë më e dobët për Liverpoolin të cilët nuk arrinin që të gjenin golin, pavarësisht se patën disa sulme.’

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi pas një kundërsulmi në minutën e 34-të, Toënsend pasi që mori një top të mirë nga Zaha.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat në të mirë të mysafirëve, shkruan GazetaExpress.

Në pjesën e dytë pati shumë gola, totalisht gjashtë gola.

Me të filluar kjo pjesë Salah barazon në minutën e 46-të, kurse në minutën er 53-të, Liverpool përmbys rezultatin me Firminon.