Milan mbosht Sassuolon dhe kalon Interin në tabelë
Me vetëm një gol të shënuar në San Siro, Milani e ka mposhtur Sassuolon duke arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të, kur pas një harkimi nga këndi, Pol Lirola gaboi duke e futur topin në golin e skuadrës mysafire.
Një goditje të mirë nga gjuajtja e lirë e ekzekutoi Domenico Berardi në fund të pjesës së parë, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte komod në intervenimin e tij.
Nga minuta e 64, Sassuolo luajti me një lojtar më pak, pasi Andrea Consigli u përjashtua direkt me karton të kuq pas shqyrtimit të VAR-it.
Franck Kessie dhe Hakan Calhanoglu u treguan të rrezikshëm për Rossonerët, ndërsa edhe lojtarët mysafirë rrezikonin me rastet e tyre. Një tjetër mundësi nga gjuajtja e lirë e shpërdoroi Berardi në minutat shtese.