“Miku i Shqiprim Arifit më i paguari në Serbi”
Duke u referuar sipas Agjensisë për Luftën Kundër Korrupsionit, Ministria e Lajmeve transmeton se Dragan Stefanovic i njohur në opinion si “Boske” është politikani më i paguar në Republikën e Serbisë!
Këtu është informacioni i saktë se “Boske” ka marrë 86.949 dinarë për pozitën e Sekretarit të Shtetit,kurse si kryetar i komisionit të partneritetit publik dhe privat ka marrë pagë me vlerë 54.040 dinarë dhe një ndihmë të veçantë për jetën me vlerë prej 38.374 dinarëve.
Aktualisht, është Sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.
Sektretari i Shtetit njihet për opinionin preshevar edhe si një mik i afërt i kryetarit aktual Shqipim Arifi.
Me të hyra mujore me vlerë prej 178,689 dinarë, Stevanoviqi tejkalon pagën mujore të presidentit Vuçiç, kreut të Progresistëve serbë.
Më poshtë e keni edhe tabelen e të hyrave mujore të “Boskes” që ka nxjerrur Agjensioni për Luften Kundër Korrupsionit: