Lajme

Gjermania e rivendos Kosovën në listën e vendeve me “rrezik të lartë”

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se përhapja e COVID-19 mund të vazhdojë të çojë në kufizime në trafikun ndërkombëtar ajror dhe të udhëtimit në përgjithësi.

Në këtë drejtim, duke përmendur rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, autoritetet kanë bërë të ditura ndryshimet, të cilat pritet të hyjnë në fuqi që nga data 22 gusht e këtij viti.

Kështu, siç thuhet në një dokument të publikuar, “Kosova është prekur rëndë nga COVID-19. Kohët e fundit, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm. Kosova është klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë me efekt nga 22 gusht 2021”.

Andaj, bëhet e ditur se “shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht nga vendi i origjinës dhe rruga e udhëtimit, duhet të paraqesin një test aktual negativ të PCR pas hyrjes (mostra e marrë jo më shumë se 72 orë para hyrjes)”.