Mihajlovic: Të hiqet taksa dhe të rifillojë dialogu me Kosovën
Serbët vazhdojnë me propagandëne e tyre kundës kosovarëve, dhe sulmeve të një pasnjëshme rtë liderëve të tyre kundrejt liderëve kosovarë. Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajllovic, ka thënë që të hiqet takska dhe të fillojë sa më shpejt dialogu, transmeton Ministria Lajmeve
Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic, ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të rifillojë dialogu me Kosovën.
Siç shkruajnë mediet serbe, Mihajlovic, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është e rëndësishme që autoritetet kosovare ta heqin taksën dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të rifillojë dialogu në mënyrë që siç u shpreh ajo, të mund të arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës.
Sipas Mihajllovicit, nëse arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës, atëherë kjo do të siguronte stabilitet dhe një të ardhme shumë më të mirë për tërë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën e Serbinë.
“Është koha e vetme që dy kombet, serbët dhe shqiptarët, të arrijnë një kompromis që do t’i sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë në të kaluarën”, u shpreh Mihajllovic, e cila shtoi se arsyeja përse duhet dhënë shans dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një marrëveshje ka të bëj me mundësitë që mund t’i sillte kjo marrëveshje.
Tutje, Mijallovic citohet të ketë thënë se, në të kaluarën ka pasur shumë mundësi të humbura në rajonin tonë për të ecur përpara dhe siç u shpreh ajo, “ ne kemi humbur shumë kohë që mund të ishte përdorur për zhvillim”, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, nëse Kosova e heq taksën ndaj mallrave serbe, atëherë epilogu i dialogut do të jetë arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë taksat mbi importin e mallrave serbe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të rifillojë dialogun përmes të cilit do të arrihej kompromisi në mes të dyja vendeve dhe që do t’u sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë e kaluara”, ka theksuar Mihajlloviq, shkruan “Blic.rs”.
Këto komente Mihajlloviq i bëri pas vizitës dhe takimeve që presidenti serb, Aleksandar Vucic ka pasur me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington.