Bota

Michael Cohen fillon dëshminë me akuza eksplozive ndaj Presidentit Trump

Në Kapitol ka filluar seanca e dëshmisë së ish-avokatit të Presidentit Donald Trump, Michael Cohen, e cila ende pa folur zoti Cohen filloi me përplasje mes kryetarit të Komisionit të Mbikqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve, Elijah Commings ​dhe anëtarëve republikanë të tij.

Zoti Cohen tha në fillim të fjalës së tij se është penduar për ndihmën që i ka dhënë Presidentit Trump dhe ndihet i turpëruar për veprimet e tij.

“Ai është racist, është mashtrues. Është i pandershëm”, tha ai

“Ai është racist, është mashtrues. Është i pandershëm”, tha ai.

Zoti Cohen tha se zoti Trump ishte në dijeni, kishte drejtuar dhe kishte gënjyer për negociatat që kompania e tij kishte bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të ndërtuar një grataçelë në Moskë.

Në dëshminë e përgatitur me shkrim, zoti Cohen thotë se zoti Trump dhe këshilltari i fushatës së tij, Roger Stone ishin në kontakt me kreun e WikiLeaks, Julian Assange për bërjen publike të emaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat, para se WikiLeaks, t’i botonte ato publikisht.

Cohen tha para komisionit se zoti Trump nuk priste kurrë të fitonte në zgjedhjet presidenciale dhe e shihte kandidaturën si “një shans për reklamim.