Shqipëri

“Fondet i menaxhon ky, për vjedhje na akuzojnë ne”, Rama batutë me Majkon, por ja si i përgjigjet ai

Tirana do të mikpresë Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars ku do të marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Ky Samit do të mundësojë një hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të politikëbërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi.Sot kryeministri i vendit ka vizituar punimet në një prej ambienteve ku do të mbahet ky samit, i shoqëruar me ministrin Pandeli Majko.

Në një video të postuar në Facebook, drejt fundit të vizitës, koordinatorja e punimeve i drejtohet kreut të qeverisë duke i thënë se “1/4 e buxhetit do t’i kthehet buxhetit të shtetit”, nga ky organizim që është bërë.Rama nuk i ka kursyer batutat kur i është drejtuar të resë dhe Majkos: Po normal se ti nga Korça, ky gjirokastrit…

Ndërsa me humor, me tej ka shtuar duke i drejtuar Majkos: Dhe mëe bukura është se fondet i menaxhon ky, për vjedhje na akuzojnë ne…

“Edhe këtë e the”, i është kthyer me të qeshur Majko, ndërsa më pas miqësisht i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe janë larguar.