Meta shpall datën e “shpartallimit të grushtit të shtetit”
“Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në WhatsApp të porosisin poture të gjera”. Ishte kjo deklarata e fundit paralajmëruese e Presidentit Meta në konferencën për mediat.
Presidenti i Republikës, deklaroi se nisma e Kuvendit për ndryshime në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është bërë me porosi nga Këshilli i Ministrave.
Ai paraqiti dokuementa të tjera për të për atë ai e quan “grusht shteti” i cili sic tha ai është frymëzuar nga kryeministri Edi Rama. Për “shpartallimin e grushtit të shtetit”, Presidenti deklaroi se në datën 2 mars do të mbahet një tubim me qytetarët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Meta tha se realcioni i atij që ai e quajti “gjysëmparlamenti” për nismën ligjore, jep informacione jot ë vërteta kur thotë se ai është konsultuar me institucione të tjera të drejtësisë.
“Gjysmë parlamenti në relacion thotë se nisma për të bërë ceremoninë e betimit në kafene të buzë Lanës ka marrë aprovimin e një sërë institucioneve të drejtësisë. Të gjitha këto përgënjeshtrohen nga vetë Dvorani i cili në përgjigje institucionale thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë. Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër. Ku thotë se shkolla e magjistraturës nuk ka dhënë opinon për këtë ligj, fare. Komiteti Shqiptar i Helsinkit në përgjigje të dhënë gjysmëparlamentit. “Duke marrë parasysh se këto ligje ndryshojnë reformën e drejtësisë ato ti nënshtrohen një konsultimi me një sërë aktorësh, përfshirë presidentin e republikës. Betimi nuk mund të realizohet në formë të shkruar pasi është një akt solemn fizik. Atributet që kushtetuta I ka atribuuar një organi nuk mund ti jepen një organi tjetër. Forma shkresore në vlerësimin tonë përveçse nuk është tipike shmang një atribut të dhënë presidentit nga kushtetuta”.”, tha Meta
Presidenti deklaroi gjithashtu se ky grusht shteti synon, “shpartallimin e shtetit në emër të disa oligarkëve, mafias ndërkombëtare dhe organizatave kriminale që duan ta bëjnë Shqipërinë lavatrice të parave të tyre.” /opinion.al