ShqipëriTë fundit

E dhimbshme, me foshnjën e pajetë në duar….Në Thumanë nxirren nga rrënojat edhe dy viktima

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Thumanë, ku viktimë e lëkundjeve të tërmetit mbeti edhe një foshnje.

Në pamjet e sjella nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, shihet teksa një burrë mban në duar foshnjen e pajetë, ndërsa pas tij me barrelë transportohet trupi i një tjetër të pajeti të nxjerrë nga rrënojat.

Rëndohet bilanci, mes të vdekurve në Durrës edhe një polic

Është rënduar bilanci i të vdekurve në qytetin e Durrësit. Një tjetër person është nxjerrë i pajetë në kavalishencën e Ministrisë së Brendshme. Viktima ishte në detyrë polici dhe tërmeti e ka zënë brenda objekti ku po kryente shërbimin. Kjo është viktima e 7 që nxirret nga gërmadhat në Durrës.