Meta me flamurin amerikan në manifestim, reagon Ambasadorja Kim
Ilir Meta mbajti sot në duar flamurin amerikan, që u pa të valëvitet sot pranë atij shqiptar, në podiumin e ngritur para presidencës, për manifestimin që kreut i shtetit thirri pasditen e së hënës.
Por pas përfundimit të manifestimit, përmes një psotimi në Tuiter, ka reaguar Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim.
“U surprizova që pashë flamurin amerikan në manifestimin e sotëm. Për të evituar çdo konfuzion, do donim të qartësonim, se ndërsa SHBA mbështet të drejtën për protesta paqësore, ne nuk kemi të bëjmë aspak me manifestimin e sotëm”.
Kujtojmë se në këtë manifestim, Meta ka paralajmëruar dhe është betuar për shpërndarje të Parlamentit, në rast se qeveria nuk do të marrë në konsideratë firmosjen e dekretit të tij, për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta do të hyjë në Parlament dhe do të firmosë shpërndarjen e tij. /Opinion.al