Lajme

Selmanaj: LVV për 15 vite ka përdorë mjete të dhunshme për të ardhur në pushtet dhe tani nuk është e zonja të krijojë institucionet

Deputeti i LDK-së, z.Driton Selmanaj në intervistën “saktë” që është projekt i Kosova Post dhe që transmetohet çdo të marte në disa media online, përfshirë këtu edhe platformën tonë informative- Ministrialajmeve.com ka hedhur akuza të rënda kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai gjatë kësaj interviste duke folur në lidhje me pengesat që po shfaqen për arritjen e koalicionit LVV-LDK, mes tjerash u shprehë se është e pakuptimtë për një subjekt politik, i cili për 15 vite ka përdorë mjete të dhunshme për të ardhur në pushtet tani nuk është e zonja të krijojë institucionet, raporton Ministrialajmeve.com.

Selmanaj deklaroi se: “Nuk ka asnjë kuptim që një subjekt politik si Levizja Vetëvendosje, po supozoj, për 15 vite në Kosovë të bëjë veprim edhe të dhunshëm politik, të përdorë ndoshta mjete nganjëherë edhe para-politike, të papranueshme, por që i ka bërë për të ardhur në pushtet, dhe në momentin kur vjen në pushtet është e pazonja të ndërtojë institucione. Nuk ka kuptim kjo!”