Meta: Drekë sekrete me Ramën, i habitur nga reagimi i tij
Presidenti Meta komentoi edhe një takim që kishte pasur pak ditë më parë me ish-Kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se nuk ishte sekret, por nga ana tjetër zbuloi se kishte pasur një takim të fshehtë me Kryeministrin Edi Rama.
“Kam pasur një drekë sekrete me Ramën, ndoshta dhjetë ditë më parë. Dhe ai e dinte shqetësimin tim, prandaj habitem me reagimin e tij. I takonte Kryeministrit që të kërkonte një shtyrje të arsyeshme për zgjedhjet. QË në 24 maj kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje, pas dakordësimit të palëve”, tha Meta
“Dy, tri ditë para se të merrej ky vendim, Rama e bëri fare të qartë që 30 qershori nuk vihej në diskutim, prandaj nuk u përpoqa më të kontaktoja me të. Kam bërë një përpjekje për të takuar zotin Gramoz Ruçi, por ai nuk ishte i gatshëm, pasi udhëtonte drejt Tepelenës”, shtoi ai.