Messi i kërkon Barçës “ta blindojë” Fatin
Lionel Messi raportohet se ka kërkuar nga krerët e Barcelonës të rrisin klauzolën e lirimit për supertalentin Ansu Fati.
16-vjeçari ka qenë sensacion i deritashëm në sezonin 2019/20 duke realizuar dy gola në tri ndeshje.
Si rezultat, “Diario Gol” raporton se Liverpooli dhe Manchester City kanë shprehur interesim për të, ndërsa Messi ka ndërhyrë duke kërkuar “blindimin” e lojtarit në Camp Nou.