Lajme

Mësojeni se cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021

Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës, kështu ka bërë të ditur Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë

Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.

Përmes pasaportes së Kosovës, pa viza mund të udhëtohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi e Turqi, si dhe në disa pjesë të Afrikës.

Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong-Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.