Merkel jep lajmin zyrtar për takimin me kryeministrin Haradinaj
Zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka publikuar njoftimin zyrtar rreth takimit me kryeministrin e Kosvës, Ramush Haradinajn, që do të mbahet me gjashtë qershor, në Berlin.
Kancelarja Merkel pak ditë pasi i takoi liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit, i coi një ftesë tjetër kryeministrit Haradinaj.
Kancelarja gjermane e ftoi shefin e qeverisë kosovare që në fillim të qershorit të shkonte dhe të bisedonte serish me të.
Ndëraq kancelaria gjermane tashmë ka publikuar njoftimin zyrtar rreth këtij takimi. Aty thuhet se do të flasin raportet mes Gjermanisë e Kosovës, por edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.
“Me datën gjashtë rreth kohës së drekës, Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, në hapësirat e Kancelarisë. Përmbajtja e takimit të punës janë marrëdhëniet bilaterale mes Repubiikes se Kosovës dhe Gjermanisë, çështjet e Politikes se Jashtme me theks të veçantë procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, shkruan në njoftimin e kancelarisë gjerman.
Kancelarja gjermane është angazhuar së fundi personalisht bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron për të cuar Kosovën e Serbinë drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
Macron i ka ftuar liderët kosovarë dhe ata serbë që me 1 korrik të këtij viti të takohen serish në Paris.