Lajme

Mërgimtari kosovar: Gjatë rrugës për në vendlindje në Serbi mi vodhën parat, dhe ari me vlerë mbi 3 mijë euro

Mërgimtarit Mehdi Fana, gjatë rrugës me veturë për në vendlindje në Serbi i janë vjedhur para dhe ari me vlerë mbi 3 mijë euro.

Fana thotë se në veturë ka pasur rreth 1 mijë e 400 euro dhe disa stoli ari në vlerë mbi 2.500 euro.

“Tu ardhë në Kosovë e kemi vërejt se ka pasur diçka si vjedhje, na kanë plaçkitur diku 1 mijë e 400 euro dhe ari nuses në vlerë 2 mijë, 2500 euro”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Fana ka bërë apel që qytetarët të mos lënë gjërat e tyre me vlerë në veturat e tyre derisa kalojnë nëpër Serbi.