Mehmeti: KKSH me plan për themelimin e muzeut digjital për trashëgimin kulturore shqiptare
Enver Mehmeti, zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në një bisedë për Titulli.com ka theksuar se ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Luginës, është pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucionit.
“Këshilli ka për qëllim të themeloj muzeun sidomos at digjital nëse arrihet bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë. Akti i qëllimshëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore për të ardhmen është i njohur si konservimi (i trashëgimisë kulturore) kultura materiale,muzeologjia,shkenca arkivore,konservimi artistik, konservimi arkeologjik,arkiva filmike ,kultura shpirtërore,folklori,historia orale,ruajtja e gjuhës”, u shpreh mes tjerash Mehmeti për Titulli.com.
Sa është e rëndësishme ruajtja e trashëgimisë kulturore?
Mehmeti: Ruajtja e Trashëgimisë kulturore është e rëndësisë së veçantë historike dhe kulturore dhe përbën pasurinë e një vendi. Trashëgimia kulturore është para së gjithash dëshmi materiale me vlerën e qytetërimit të përbotshëm, natyrisht kur ai gjendet brenda territorit shqiptar, është pjesë e qytetërimit respektiv. Qytetërimi, historia dhe kultura na bëjnë të kujtojmë se trashëgimia historike e artistike; monumentet, arkeologjike, arkivore, bibliotekat, peizazhet mjedisore, veprat artistike të prodhuara nga njeriu etj., kanë një vlerë të njohur artistike të papërsëritshme e që e përcjellin atë përmes një konotacioni të fortë estetik dhe ekspresiv njëherësh dhe si të tillë ata i përkasin kulturës dhe bashkësisë që i ka prodhuar, ruajtur e kultivuar si një dëshmi historike autentike e unike njëherësh e që përbëjnë objekt të edukimit estetik, që shtrihen në çdo fushë, nga natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja, prandaj duhet të jenë objekt i vlerësimit dhe mbrojtjes.
Cili është roli i KKSH-së në ruajtjen e trashëgimisë kulturorë shqiptare në Luginë të Preshevës?
Mehmeti: Ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Luginës, është pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucionit të Këshillit Kombëtar Shqiptar që ka obligim të përcakton cilat institucione dhe manifestime në fushën e kulturës janë me rëndësi të veçantë për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e veçantisë dhe të identitetit kombëtar. Pra përcakton strategjinë e zhvillimit të kulturës kombëtare, përcakton cilat janë të mirat kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme me rëndësi të veçantë, fillon procedurën para organit kompetent ose institucionit për përcaktimin e statusit për të mirat kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme të mbrojtura me ligj. Veç tjerash jep mendime institucioneve, propozime shembull jep mendimin në procedurën e zgjedhjes së drejtorit të institucionit,jep propozimin për ndarjen e mjeteve të cilat ndahen përmes konkursit publik nga buxheti i Republikës, ose njësisë së vetëqeverisjes vendore institucioneve, manifestimeve dhe shoqatave në fushën e kulturës, propozon më së paku një kandidat për listën e përbashkët të kandidatëve për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar për kulturë, mendimin dhe propozimet në procedurën e hartimit të planeve hapësinore dhe urbanistike në njësinë e vetëqeverisjes vendore në të cilën gjenden të mirat kulturore propozon ndaljen e zbatimit të planeve hapësinore dhe urbanistike nëse konsideron se me këtë rrezikohen të mirat kulturore, mendimin paraprak organit kompetent në procedurën e dhënies së lejes për zhvendosjen e të mirave kulturore të paluajtshme Këshilli Kombëtar mundet, në pajtim me ligjin, të themelojë institucionet e kulturës për ruajtjen, përparimin dhe zhvillimin e veçantisë kulturore dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në bashkëpunim me vetëqeverisjet vendore ose me personin tjetër juridik,munden në tërësi ose pjesërisht të bartin të drejtat themeluese në Këshillin Kombëtar. Përkundër disa kompetencave zvogëlimi i mjeteve vazhdimisht për Këshillin Kombëtar Shqiptar pamundëson apo minimizon edhe realizimin e disa kompetencave ligjore.
Cilat janë planet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në ruajtjen e trashëgimisë kulturorë shqiptare në Luginë të Preshevës?
Mehmeti: Në drejtim të kësaj Këshilli ka për qëllim të themeloj muzeun sidomos at digjital nëse arrihet bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë. Akti i qëllimshëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore për të ardhmen është i njohur si konservimi (i trashëgimisë kulturore) kultura materiale,muzeologjia,shkenca arkivore,konservimi artistik, konservimi arkeologjik,arkiva filmike ,kultura shpirtërore,folklori,historia orale,ruajtja e gjuhës etj. Prezantimi cilësor i identitetit kulturor dhe historik të Luginës dhe shqiptarëve në muzetë adekuate, nëpërmjet ekspozitave të përhershme dhe të posaçme. Nevoja për aftësim profesional i personelit të angazhuar në menaxhimin e Trashëgimisë së luajtshme. Mbrojtja ligjore kur jemi këtu vitin e kaluar në propozimet e përbashkëta të Këshillave kombëtare për ndryshimet ligjore të cilat autoritetet kompetente shtetërore fatkeqësisht nuk i kanë marrë parasysh,propozimet e pakicave kombëtare për avancim dhe mbrojtje të fushës së kulturës,edhe Mendimet propozimet e Këshillave Kombëtare shpesh nuk merren parasysh nga institucionet qendrore nga ministritë përkatëse. Në ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore të Luginës janë të angazhuara pra veprojnë një numër organizatash dhe institucionesh, të cilat japin kontributin e tyre rreth politikave dhe projekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore në Luginë,përmes ekspozitave si ajo Pre Foto,filmave vitin e kaluar kishin Kinematografinë e Kosovës në Bujanoc,përkrahja e projekteve të ndryshme nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këtë vit fatkeqësisht gjithçka ndryshe për shkak pandemisë Covid-19 që ka pezulluar edhe aktivitetet kulturore,fare pak promovimi i ndonjë libri,apo Ditët e Komedisë Shqiptare por të gjitha këto nën masat mbrojtëse të parapara