Mehmeti i kërkon Mustafës dorëhejqjen nga kreu i PDSH-së
Anëtari i kryesisë së PDSH-së, Enver Mehmeti, i ka kërkuar dorëheqjen Ragmi Mustafës nga posti i kryetarit të partisë
Kërkesa e plotë e Mehmetit:
Dorëhiqu, kryetar Ragmi Mustafa, prej PDSH-së!!!
Mjaft u larguan të tjerët, Largohuni Ju!
Të gjithë dhanë kontribut në parti me vite me zemër, i larguat, u larguan i etiketuat e çka Jo!
Askush në PDSH nuk beson se TI mund të fitosh më zgjedhje e të kthehet partia ku ka qenë, por nuk ta thon për shumë arsye!
Tre marreveshje të fundit apo pazare pa parime që i bërë e dëmtuan partinë, ra në 1-mijë vota!
E para ishte kur Samiun dashte me bo kryetar me PDSH PVD e LR!
E dyta kur e bëre Arditën, duke shkel vullnetin qytetar!
E treta në Këshill Kombëtar kur e shkele vullnetin qytetar!
Të gjitha rezultuan të dëmshme për PDSH, padyshim edhe për qytetarët!
Lista e këshilltarëve në Kuvendin Komunal sidomos me këshilltarët e ”shitur” ka qenë insistim i joti! Asnjëher nuk mbajte përgjegjësi!
Për këto gabime Komunën e Preshevës e udhëheq një kryetar mashtrues në veprim dhe i paturpshëm në prezentim i cili e turpëron Preshevën, të gjithë këtë e dijn por qytetarët nuk kanë “alternativë” të vërtetë dhe vazhdon kjo agoni!
Shpresën qytetarëve mund të ja rikthej vetëm PDSH-ja, ajo e vërteta me parime, pa pazare e pa kontrabandë të këshilltarëve, është dëshmuar se me Juve në udhëheqje kjo është e pamundur!
Me dashamirësinë më të madhe “dorërhiqu” shpallë zgjedhje dhe mos ndrëhyj të imponosh kandidat që të mban “zhagun”pa kurrfarë “mendimi politik” dhe i dëgjueshëm, verbërisht ndaj Juve!
PDSH është e qytetarëve e anëtarëve të devotshëm të saj!
PDSH ❤️