Lajme

Dy persona plagosen në veri të Mitrovicës

Mbrëmë pas mesnatës, dy persona janë plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, tha Elashani për Arbresh.info.