Lajme

Mehaj: Serbisë nuk i besohet, jemi të përgatitur ta mbrojmë vendin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në Komisionin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e përgatitur dhe e gatshme për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, pasi sipas tij, Serbisë nuk i besohet kurrë.

“Serbia është ajo që është. Ne duhet me qenë çdo herë të përgatitur, asaj nuk i besohet kurrë. Ne jemi të përgatitur, jemi të gatshëm të mbrojmë vendin, çdo kohë kurdo që kërkohet”, ka thënë Mehaj.