Mega-operacion i policisë serbe, 16 të arrestuar/ Mes tyre edhe kapoja i ultrasve të Partizanit të Beogradit
Aksioni i policisë serbe ka përfunduar me 16 të arrestuar. Raportohet se një nga kapot e grupit ultras Grobari, Velja Nevolja, është ndër të ndaluarit në aksionin e zhvilluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
Policia ka nisur kontrollet në dhomat e tyre në stadium, për të gjetur materiale që provojnë atë përfshirjen në akuzat e ngritura.
Aksioni i Policisë nuk ka të bëjë me futbollin, pasi ultrasit e klubit serb akuzohen për pjesëmarrje në krim të organizuar.
Sipas mediave në Beograd, personat e ndaluar akuzohen për vrasje dhe rrëmbime.
Informacione jo zyrtare të mediave serbe raportojnë se Veljko Belivuk, i njohur si Velja Nevolja, është arrestuar për vrasjen e Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda.