Lajme

Dodik: Kosova do të mbetet e Serbisë, pa ne nuk mbyllet tregimi

Anëtari i Presidencës serbe, Milorad Dodik, është deklaruar se Kosova do të mbetet e Serbisë dhe ajo do të vendosë përfundimisht për këtë çështje.

“Pa serbët nuk do të përmbyllet ky tregim”, deklaroi Dodik për mediat serbe, duke shtuar se edhe populli serb duhet të thotë mendimin e tij për Kosovën.

“Populli serb në fund duhet të ketë një mendim për çështjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Dodik, po ashtu, ka theksuar se “vetëshpallja e pavarur nga Kosova nuk mund të marrë verifikimin e plotë ndërkombëtar”.

Ai shtoi se Serbia ka të drejtë mbi Kosovën dhe theksoi se mbështet punën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë temë.

“Vuçiqin duhet ta forcojnë këtu në Serbi si negociator në një prej momenteve më të rëndësishme për popullin serb në tërësi dhe me fuqinë dhe vullnetin e popullit serb të kemi një zgjidhje të kësaj teme të vështirë”, u shpreh ai.