Bota

Medvedev: Nëse NATO-ja e shkel Krimenë do të ketë luftë të tretë botërore 

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se lufta e tretë botërore mund të ndodhë nëse ndonjë shtet i NATO-s e shkel Krimenë.

Medvedev ka theksuar se çfarëdo cenimi në gadishull mund të jetë një shpallje lufte ndaj Rusisë, raportoi Sky News të martën.

“Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo nënkupton se ashtu do të jetë përgjithmonë. Çdo përpjekje për ta shkelur këtë, është deklarim për luftë kundër shtetit. Dhe nëse kjo ndodh nga ndonjë shtet i NATO-s, kjo nënkupton konflikt me tërë aleancën veri – atlantike. Një katastrofë të madhe”, ka thënë Medvedev duke folur për uebsajtin “Argumenty iFakty”.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forcojë kufijtë e saj dhe do të jetë “gati për hapa hakmarrëse”.

Ai shtoi se kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 – një veprim që është dënuar nga bota perëndimore.

Megjithatë, çdo përpjekje e mbështetur nga Perëndimi për të rimarrë Krimenë duket e paimagjinueshme.