Të fundit

Mediet serbe reagojnë pasi Kosova formon zyrën për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ka formuar zyrën për Luginën e Preshevës me çka shqiptarët po synojnë që të marrin pjesën qendrore të Serbisë dhe këtë presin ta bëjnë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke krijuar paralele mes zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovë, shkruan “Alo”

Përmes këtij trupi, Prishtina dëshiron që të komplikojë më tutje raportet me Beogradin, por edhe të nxis trazira në jug të Serbisë, para së gjithave në Bujanovc dhe Preshevë. Krahas kësaj parti të ndryshme shqiptare që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme planifikojnë që në lista të kenë kandidat për deputet që jetojnë në këto dy komuna të Serbisë.

Qëllimi kryesor i Prishtinës është shkëputja e të ashtuquajturës Luginës së Preshevës dhe bashkimin e saj me Kosovën, shkruan “Alo”.

Për të arritur këtë shqiptarët llogarisin në mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare ku tashmë kanë nisur edhe lobimin.

Këto synime nuk fshihen nga përfaqësuesit politik shqiptar nga Serbia që veprojnë në Prishtinë.

“Janë të mirëseardhura përkushtimi dhe angazhimi i subjekteve politike të Kosovës në Luginë. Besoj se pas zgjedhjeve së bashku me qeverinë dhe parlamentin e Kosovës ne nga Lugina do kemi mundësi të krijojmë dhe realizojmë planin e përbashkët në harmoni me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës” ka thënë deputeti Shaip Kamberi.

Sipas analistit Dragomir Angjelkoviç qëllimi i formimit të “Zyrës për Luginën e Preshevës” është të “mjegullohet e vërteta”. “Bëhet fjalë për paralele dhe trik të lirë të shqiptarëve separatist të Kosovës, që në procesin e metejmë të bisedimeve me Beogradin të futen edhe shqiptarët e jugut të Serbisë.Ata përpiqen që me insistimin në reciprocitet të ikin formimit të Asociacionit që e kanë pranuar më herët”tha ai.

Prishtina synon të formojë edhe një fond të veçantë prej nga do financohen aktivitetet e përfaqësuesve politik në komunat e Luginës.