Bota

Më 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9,7 miliardë

Uashington, 17 qershor – Popullsia e botës pritet të arrijë 9,7 miliardë në vitin 2050 kundrejt shifrës aktuale 7,7 miliardë, me një dyfishim të numrit të popullsisë në Afrikën sub-Sahariane, sipas një raporti të OKB-së të publikuar dje.

OKB-ja parashikon që popullsia mund të arrijë në rreth 11 miliardë individë në vitin 2100. Raporti “Perspektiva e popullsisë botërore” konfirmon ndërkohë plakjen e popullsisë së botës për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe një rënie të numrit të lindjeve.

Numri i shteteve që po përjetojnë një rënie të numrit të popullsisë, sa vjen e po rritet, konstaton Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara nga ku është bazuar dhe raporti.

Që nga viti 2010, 27 shtete ose territore kanë regjistruar një rënie prej të paktën 1% të numrit të popullsisë, një rënie për shkak të numrit të ulët të lindjeve.

Referuar hulumtimeve të kryera, OKB-ja parashikon që popullsia e Kinës pritet të shënojë një rënie me 31,4 milionë ose rreth 2,2 për qind, midis periudhës 2019-2050/ ATSH-AFP.