Mbyllet qendra e migrantëve në Bujanoc, migrantët transferohen në Preshevë
Në pranimit për Migrantë në ish-fabrikën “Svetlost” në Bujanoc nuk ka pasur asnjë migrant që prej javës së kaluar – për shkak të rinovimit, i cili mund të zgjasë disa muaj.
Siç u tha në Komisariatin për Refugjatë (KIRS), kampi nuk është i mbyllur, por nuk do të pranojë migrantë në periudhën, me qëllim të rinovimit të objektit “për shkak të numrit të madh të përdoruesve që kaluan nëpër Qendrën e Pritjes gjatë pandemisë”.
Sidoqoftë, siç kemi mësuar nga burime të tjera se rihapja e kampit, është nën pyetje të madhe.
Personat që qëndruan në kamp, rreth tridhjetë prej tyre, u transferuan në Qendrën e Pritjes në Preshevë javën e kaluar.(Presheva.com)