Lajme

Mbyllen 20 rrugë ilegale nga Policia e Kosovës në veri në kufirin me Serbinë

Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionin policor në veri të vendit.

Deri tani, policia ka mbyllur rreth 20 rrugë ilegale që kanë qenë me Serbinë.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Kemi mbyllur rreth 20 rrugë ilegale me shtetin serb”, tha ai duke shtuar se bllokimin e kanë bërë me beton, gurë e gjëra tjera.

Policia ka nisur aksionin mëngjesin e sotëm, ndërsa ditë më parë ka sekuestruar edhe sasi të madhe të armatimit në veri, i cili ndërlidhet me sulmin në Banjskë të Zveçanit.