Mbrëmjen e kaluar u përurua libri i Mustafë Ismailit, dhe ekspozita e Shqipërim Fejzullahut
Gjatë mbrëmjes së kaluar në hapësirat e Bibliotekës së qytetit Mehemet Jusufi në Preshevë u përurua libri i Mustafë Ismailit si dhe ekspozita e artistit Shqipërim Fejzullahut. E pranishme ishte edhe kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sinani.
“Falenderoj nga zemra publikun, që dëshmoi dashurinë e pasionin e tij për letërsinë dhe pikturën, në këtë mbrëmje vlerore të “Presheva Summer 2021”- është shprehur znj.Sinani
Postimi i plotë :
Sonte, libri i z.Mustafë Ismaili dhe ekspozita ? e z.Shqipërim Fejzullahu, flisnin më së miri për potencialin tonë letrar ?, kulturor dhe artistik; sidomos kur bashkohen ? krijuesit tanë të mërgatës dhe të banorëve të përhershëm.
Falenderoj nga zemra ❤ publikun, që dëshmoi dashurinë e pasionin e tij për letërsinë dhe pikturën, në këtë mbrëmje vlerore të “Presheva Summer 2021” ?
Mirënjohje ? për Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, drejtorin Reshat Neziri, Shoqatën e Shkrimtarëve ‘Feniks’ dhe të gjithë ata e ato, që ndihmuan në organizimin e këtij promovimi libri, ore letrare dhe ekspozite ?