Lajme

Mbi 60 persona u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë, arrestohet pronari i lokalit

Të premten janë helmuar mbi 60 persona në Malishevë nga ushqimi i një lokali.

Ata janë trajtuar në QKMF-në e qytetit, e tre prej tyre janë dërguar në QKUK.

Policia e ka arrestuar pronarin e lokalit dhe është dërguar në mbajtje për shkak të rastit.

“Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Fillimisht ishte raportuar për 30-40 persona të helmuar, por Policia një ditë më pas e ka bërë të qartë numrin e saktë.