Bota

Kriza e re ndërmjet Amerikës dhe Rusisë

Kanë dalur detajet të planit kërcënues të SHBA ndaj Rusisë.

Ky gazsjellës planifikohet të përdoret për importimin e gazit natyror drejtpërdrejt nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik. Projekti pritet ta dëmtojë Ukrainën për shkak të tarifës që ky vend e merr për gazsjellësit që kalojnë aktualisht nëpër territorin e saj. Besohet se ambasadori amerikan ua ka dërguar një letër disa kompanive për t’i paralajmëruar për rrezikun nga sanksionet.Projekti, i cili pritet të ndërtohet nga gjiganti rus i energjisë Gazprom, përfshin kompanitë e energjisë me seli në Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë.

Administrata Trump thotë se projekti North Stream 2 duhet të anullohet. Të hënën, ambasadori i SHBA në Gjermani Richard Grenell tha se tubacioni është një rrezik i përgjithshëm për shkak se SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër Rusisë. Uashingtoni thotë se tubacioni, i cili do të arrijë Gjermaninë përmes Detit Baltik, do të dyfishojë kapacitetin.

Sipas SHBA, BE, e cila është e gazuar nga Rusia, do të bie në litarin e Rusisë në aspektin e sigurisë energjetike dhe stabilitetit. Kur të realizohet projekti North Stream 2, 70 për qind e eksporteve të gazit rus do të realizohen në Evropë.

Qëndrimi i SHBA ndaj projektit gjithashtu shqetëson administratën e Berlinit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e kishte akuzuar më herët Gjermaninë se po bëhet peng i Moskës për shkak të varësisë nga gazi rus dhe kishte kërkuar që të ndërpriten punimet në projektin që ka vlerën e 11 miliardë dollarëve.