Bota

Erdogan paralajmëron Libinë: Do rrisim numrin e forcave ushtarake nëse është e nevojshme

Turqia do të rrisë mbështetjen e saj ushtarake ndaj qeverisë së Libisë, nëse është e nevojshme sipas Presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.

Pasi dy palët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak muajin e kaluar, presidenti turk tha se do shikojnë të gjitha opsionet tokësore, ajrore dhe detare.
”Nëse është e nevojshme, ne do të rrisim aspektin ushtarak të mbështetjes sonë pëër Libinë dhe do shikojmë të gjitha opsionet tona, nga toka, ajri dhe deti”, tha Erdogan.

Të dielën Erdogan tha se Turqia, në mënyrë absolute nuk do tërhiqej nga marrëveshjet e saj me Libinë.
”Askush nuk duhet të vijë tek ne me përpjekje për të na përjashtuar, të na bllokojë brigjet tona, ose të vjedhë interesat tona ekonomike. Ne nuk kemi ndërmend të fillojmë konflikte me askënd pa asnjë arsye, ose të mohojmë të drejtat e të tjerëve”, shtoi ai.

Ndërsa shtetet që kundërshtojnë këtë marrëveshje, si Greqia Izraeli dhe Egjipti, presidenti turk tha se ”ato nuk kanë ndjenjën e të drejtave, ligjit, drejtësisë, etikës ose mëshirës.”