Lajme

Mbi 13 mijë persona në ditë në Morinë, fluks i lartë i turistëve nga Kosova

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë ditëve të para të gjysmës së dytë të muajit gusht është vënë re një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitorëve që futen në territorin shqiptar me destinacion bregdetin.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga pika kufitare e Morinës vetëm në këtë pikë gjatë pesë ditëve të fundit kanë kaluar rreth 70 mijë shtetas kosovarë.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike doganore, pavarësisht pandemisë Covid-19

Ndërkohë edhe këtë të mërkurë ka pasur fluks të hyrjeve në Shqipëri me rreth 10 mijë pushues kosovarë./ A2 CNN.