Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal të Preshevës
Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal në Preshevë.
Në këtë mbledhje u votua për mbështetjen e programit socio-ekonomik thuhet në njoftimin e Sinanit
Njoftimi i plotë :
Mbledhja e Këshillit Komunal për përparim socio-ekonomik në Preshevë
Sot u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal, ku diskutuam dhe miratuam disa vendime kyçe që kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë, me fokus të veçantë në programin socio-ekonomik.
Një nga vendimet më të rëndësishme ishte miratimi i planit aksional për punësim në Komunën e Preshevës për periudhën 2024-2026. Ky plan synon krijimin e vendeve të reja të punës, ofrimin e mundësive për zhvillim profesional për të gjithë të rinjët tanë.
Gjithashtu, formuam Këshillin lokal për punësim, i cili do të luajë një rol thelbësor në zbatimin e projekteve të punësimit dhe në forcimin e bashkëpunimit me sektorin privat dhe publik.
Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Preshevën, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve tanë.