Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal të komunës së Preshevës
Kryetari komunës bashkë me anëtarët e këshillit komunal kanë mbajtur sot mbledhjen e dymbëdhjetë me radhë e cila është edhe e fundit për këtë vit.
Si pika të rëndësishme për këtë takim ishin Rebalansi i fundit për këtë vit.
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi taksat për vitin 2020, shqyrtimi dhe miratimi i planit kadrovik të komunës së Preshevës për vitin 2020 dhe Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi programin buxhetor të komunës së Preshevës për vitin 2020.