Të fundit

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal, miratohet Buxheti i vitit 2025

Sot, më 26 nëntor 2024, në Mbledhjen e IX-të të Këshillit të Komunës së Preshevës, është proceduar propozimi i buxhetit për vitin 2025 – një buxhet që përfaqëson vizionin dhe përkushtimin tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës.

Ky buxhet është më shumë se shifra dhe projekte; është një investim në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin e çdo cepi të komunës sonë.

Kryetarja Ardita Sinani ka numëruar projektet prioritare

Projektet e parapara përfshijnë:

  • Nxitjen socio-ekonomike: Ndihmë sociale për ata që kanë më së shumti nevojë dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik.
  • Arsim për të gjithë: Mbështetje për maturantët dhe nxënësit që t’u sigurojmë qasje të barabartë në arsim.
  • Fuqizimi i shërbimeve sociale: Financimi i Kryqit të Kuq dhe punësimi i 5 punëtorëve për shërbime në kujdesin shtëpiak.
  • Investime infrastrukturore: Ndërtimi i rrugëve të reja, përmirësimi i kanalizimeve dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve.

Ky propozim buxhetor do të procedohet në Kuvendin e Komunës së Preshevës, ku keshilltarët e zgjedhur do të kenë mundësinë të miratojnë një plan që vendos interesat e qytetarëve në qendër të prioriteteve tona.

Presheva e qytetarëve tanë është e ardhmja jonë.

Me këtë buxhet, po ndërtojmë bazat e një Presheve më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Bashkë, përpara – drejt realizimit të prioriteteve të qytetarëve të Preshevës!