Sporti

Max Verstappen, holandezi i pari që fiton titullin botëror në Formula 1

Max Verstappen është bërë holandezi i parë që ka fituar titullin botëror në Formula 1.

Verstappen fitoi pas një dramë të vërtetë në garën e Abu Dhabit, pasi hyri në garë me pikë të barabarta me Lewis Hamiltonin.

Holandezi ishte përgjatë gjithë garës mbrapa Hamiltonit, por ia doli që në rrethin e fundit ta parakalonte. Kjo edhe për shkak që piloti i Red Bull kishte gomat më të freskëta se britaniku.

Paraprakisht, Hamilton ishte 13 sekonda para Verstappenit dhe po shkonte sigurt drejt titullit të tetë, por një aksident i Nicholas Latifit bëri që në pistë të futej vetura e sigurisë kur kishin mbetur edhe pesë xhiro deri në fund. Distanca mes Verstappen e Hamiltonit u ul dhe holandezi e shfrytëzoi këtë, duke parakaluar në xhiron e fundit dhe duke fituar titullin e parë botëror në karrierë. 

Hamilton mbetet me shtatë tituj, aq sa ka edhe Michael Schumacher, dhe nuk mundi të bëhej piloti me më së shumti tituj të fituar ndonjëherë në F1.