Maska dhe ventilatorë, Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s
Shqipëria prej gati një muaj është duke u përballur me koronavirusin, i cili ka shkaktuar viktima dhe dëme të rënda në ekonomi.
Pas situatës së krijuar, mësohet se Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC)përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.
Në kërkesën e dërguar para 12 ditëve ndodhen kërkesat e plota duke filluar nga pajisjet mjekësore deri tek ventilatorët. Në Dukemtn thuhet ndër të tjera; “Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”.
Lista e pajisjeve të kërkuara per bluzat e bardha dhe spitalet përfshin:
2 mijë kaska mbrojtëse CPAP
2 mije kaska mbrojtëse NIV
200 njësi monitorimi kontrolli
1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit
300 mijë Doreza nitrile 230 mm
200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët
1 milion maska kirurgjikale
500 mijë maska FFP3
500 monitorë me shumë parametra
500 pompa shiringe
300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)
500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)
500 shtretër me dyshekë
500 pajisje për shtretërit
500 dollapë për veshjet
Më herët edhe vende te tjera anetare te NATO-s kanë kërkuar ndihmën e aleances për të përballuar pandeminë./ opinion.al