Të fundit

Shtëpia e shëndetit “Presheva” shpërndan maska dhe doreza falas për qytetarët që presin në bankë

Derisa e gjithë bota është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, në Preshevë fatmiresisht nuk ka të infektuar.

Maskat për mbulimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe dorezat janë bërë produkti më i kërkuar pothuajse në gjithë botën. Për shkak të kërkesave të tregut, industria i ka shumëfishuar çmimet dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Preshevë.

Në bankën komercijale dhe para postës në Preshevë shihen shumë qytetarë duke pritur në rradhe të cilët nuk perdorin doreza e maska, për të cilët sot Shtëpia e shëndetit ka shpërndarë falas.

“Sot Shtëpia e shëndetit ka shpërnda maska dhe doreza për qytetaret që ishin duke pritur rend për nevojat e tyre para bankës!
Mbajeni distancën sociale, rri n’shpi!” ka shkruar drejtori i Shtëpise së Shëndetit në Preshevë Driton Salihu.