Të fundit

Masa të reja në Serbi/ Kafenetë, restorantet, qendrat tregtare do të mbyllen nga ora 20 e së dielës

Kafenetë, restorantet, qendrat tregtare do të mbyllen nga ora 20:00 e së dielës.

Ky është vendimi më i ri i Qeverisë së Serbisë, të cilin përmes një paraqitje e ka bërë të ditur kryeministrja serbe Ana Brnabiq, raporton Ministria Lajmeve.

Qeveria serbe do të forcojë edhe më tej masat e ndalimit të lëvizjes : nesër nga ora 20:00, do të ndërpritet i gjithë transporti në qytet dhe nga e diela në ora 20 do të mbyllen të gjitha restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare- tha Brnabiq, raporton B92, përcjell Ministria e Lajmeve.