BotaLajme

Martesa për dokumenta, gjithmonë e më shumë shqiptarë humbin pasaportat e Zvicrës

Për shkak se një kosovar kërkonte të zhvendosë në Zvicër gruan dhe katër fëmijët e tij, ndodhi shkurorëzimi me ish gruan e tij zvicerane. Si çdoherë, mendimi i parë të shkon se ai është ‘martuar për dokumenta’, që nga Gjykatat e Zvicrës është arsye e mjaftueshme për t’ia shpallur të pavlefshme natyralizimin, shkruan tagblatt.ch.

“47 vjeçari me gruan e tij kosovare 44 vjeçare, kishte lindur katër fëmijët në vitet 2000, 2003, 2005 dhe 2014, në kohën kur ka qenë i martuar me një zvicerane,” përcjell foldrejt.com. Ai në tetor 2003 fitoi lejeqëndrim, kurse një vit më parë kishte ardhur si azilant. Në shtator 2014, 11 vjet pas martesës me zviceranen, ai u divorcua. Pikërisht në kohën kur atij nuk i duhej më për dokumentat.

Se këtu nuk ka asnjë dyshim e ka pranuar edhe gruaja kosovare, që thotë se me burrin e saj ishte e martuar “tradicionalisht” dhe se martesa me zviceranen kishte qenë për të fituar dokumentat, përcjell foldrejt.com.

Megjithatë kjo ka sjell dhimbje për prindin e katërfishtë që është përshtatur me jetën helvete. Zyra e Migracionit ka vendosur që t’ia shpall të pavlefshme natyralizimin.

Zvicra prej 1 janarit 2019 ka ashpërsuar ligjet e natyralizimit dhe emigracionit. Nëse ndokush jep informacione të gabueshme gjatë intervistës, ose, nëse në të njëjtën kohë ka marrëdhënie paralele me dy partnere, atëherë atij i merret leje e qëndrimit ose pasaporta zvicerane.