Maqedonia ndalon hyrjen e qytetarëve nga këto shtete
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme qeveritare ka marrë vendim që të ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut, e shtetasve nga Kina, Irani, Italia, Koreja e Jugut, Franca, Gjermania dhe Spanja, të cilat në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shtet me rrezik të lartë nga virusi korona.
Hyrja në shtet vetëm atyre të cilët do të dorëzojnë vërtetim nga organi kompetent për karantinën e zbatuar.
“Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së OBSh-së, të njëjtët patjetër duhet të vetëizolohen”, vendosi Qeveria.
Ndalesa është edhe për organizimin e transportues ndërkombëtar me autobus, furgon, minibus apo ngjashëm, ndaj vendet me nivel të lartë të rrezikut, por edhe ata në drejtim të shtetit tonë.
Rikujtojmë se vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e infektimit apo shpërndarjes të virusit vdekjeprurës korona (KOVID 19).
Dyqanet, kafiteritë dhe restorantet punojnë deri në ora 18:00, janë anuluar ngjarjet sportive, kulturore apo zbavitëse./Portalb