Maqedoni

Maqedonia e Veriut zbut masat, hapen lokalet dhe restorantet por vetëm në ambiente të jashtme

Nga sot në Maqedoninë e Veriut objektet hotelierike do t’i hapin tarracat dhe të punojnë deri në orën 20:30. Prej sot nuk vlen edhe ndalesa për organizimin, mbajtjen dhe pjesëmarrjen në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji. Ndërkohë që edhe transporti publik do të qarkulloj deri në ora 21:00, kur edhe fillon ora policore e cila do të zgjas deri në ora 05 të mëngjesit.