Maqedonia e Veriut vendosë që ora policore të filloj nga ora 23:00
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës sipas të cilit ora policore do të filloj në ora 23:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme. Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u vendos që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, terraca dhe jo edhe brenda objektit. Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga e mërkura (05.05.2021)