Lajme

Spanja me qëndrim të njëjtë, ia konfirmon Serbisë mosnjohjen e Kosovës

Spanja edhe njëherë ka konfirmuar se përkrah Serbinë në raport me Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Aranca Gonzalez ka thënë se Spanja e mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë –Serbi.

“Ne duhet ta mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, tha ministrja spanjolle

Por, ajo ka thkesuar se Spanja qëndron në parimin për mosnjohje të Kosovës.

“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ministrja në një konferencë të përbashkët shtypi me homologon e serb Nikola Selakoviq.