Maqedoni

Maqedoni e Veriut/ Hiqet ora policore dhe hapen kafenetë e restorantet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur sot miratoi këto vendime:

– Hiqet ora policore duke filluar nga data 27.05.2020

– Hapja e kafe-bareve, restauranteve me faza duke filluar nga data 28.05.2020

Për të gjitha këto masa lehtësuese vijojnë protokolle adekuate që duhet të respektohen nga të gjithë ne. Ndërsa sot nuk ka pasur vendim për hapjen e pikave kufitare, por një paralajmërim i tillë pritet të bëhet i ditur po sot.