Maqedoni

Ja si u arrestua pronari i Durmo Tours!

Në orët e hershme të mëngjesit policia e RMV-së, arrestoi në shtëpinë e tij pronarin e Durmo Toursit, Durmish Beluli.

Sipas informacione, forcat policore pas bastisjes në shtëpinë e Belulit, kanë gjetur edhe dy armë pistoleta!

I revoltuar Beluli pasi ka parë policët të futen në shtëpinë e tij, ka filluar të gjuajë me sende të forta për t’i parandaluar ata.

Tashmë Belulit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor, teksa i njëjti akuzohet për aksidentin tragjik ku më datë 13.02.2019 humbën jetën 15 persona!

Prokuroria sot në një konferencë për shtyp njoftoi se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos funksionimit të frenave që nga qershori i vitit të kaluar dhe manipulimi i tahografit i cili ka shënuar shpejtësinë 80km/h ndërsa ka vozitur në momentin e aksidentit në një shpejtësi 99km/h!