Maqedoni e Veriut, Filipçe: Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19, të hënën propozojmë masa të reja
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive, janë propozuar masa të reja, të cilat do të shqyrtohen vetëm në rast se situata me Covid-19 përkeqësohet.
Mëngjesin e sotëm kemi dikutuar për paket shtesë për masa restriktive, që pas evolvimit të situatës ditëve në vijim dhe gjatë vikendit, nëse ka nevojë deri tek Qeveria do të propozohet paketi i ri të hënën”, tha mes tjerash Filipçe.
Ministri Filipçe theksoi se si masa shtesë janë propozuar, ndalim i plotë i organizimit të ngjarjeve, shkurtimi i orarit të punës për të gjitha subjektet ekonomike deri në orën 23:00, transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar.