Maqedoni e Veriut: 2 viktima dhe 79 raste të reja me koronavirus
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar 79 raste të reja me Covid-19 dhe 2 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë kryer 835 teste.
Rastet e reja janë shënuar sipas qyteteve të mëposhtme:
Shkup 44
Kumanovë 9
Shtip 3
Prilep 1
Tetovë 8
Strugë 1
Veles 3
Manastir 1
Ohër 1
Gostivar 6
Vinicë 1
Negotinë 1
Ndërsa pacientët që kanë ndërruar jetë, njëri është nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. Ndërsa 8 pacientë janë shëruar.