Maqedoni

Maqedoni e Veriut: 30 viktima dhe 1 100 raste të reja me Covid-19

30 viktima dhe 1100 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej janë bërë 2824 teste. Viktimat janë të moshës nga 52 deri në 85 vjeçare. Në 24 orët e fundit janë shënuar 585 pacientë të shëruar. Sa i përket rasteve të reja, më shumë raste respektivisht 439 janë regjistruar në Shkup, në Manastir 73, Gostivar 68, Tetovë 58, Kumanovë 56, Prilep 52, Shtip 42, Ohër 32. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 22 212.